Maqedoni LSDM: E drejta e qytetarëve për zgjedhje korrekte dhe demokratike është e...

LSDM: E drejta e qytetarëve për zgjedhje korrekte dhe demokratike është e patjetërsueshme

Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij nuk mund të shpëtojnë nga e Vërteta për Maqedoninë dhe nga përgjegjësia e veprave kriminale që i kanë bërë në shtet, reagojnë nga LSDM-ja  për liderin e VMRO- DPMNE-s Nikola Gruevskit në mitingun e QS “Boris Trajkovski”.

“E drejta e qytetarëve që ta japin votën e tyre në zgjedhje demokratike është e patjetërsueshme dhe LSDM ato kushte do t`i mundësoj në Republikën e Maqedonisë. Brengosja e Nikola Gruevskit u pa në personat e ardhur me dhunë ku lexohej monotonia dhe porosia ose je prezent ose prej nesër nuk je në punë. U pa edhe përmes fjalimit të tij me tezat dhe fjalët e njëjta me të cilat në mënyrë të pasuksesshme tentoi që ta fsheh tradhtinë e tij. Gruevski tashmë qe 9 vite po i shet interesat e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për pasurim personal me mijëra metra katror, për realizimin e interesave personale: para dhe fuqi. As kjo e vërtet, as çka do qoftë tjetër nga dëshmitë e paraqitura, ai sot nuk e demantoi. Fjala jote tashmë nuk ka vlerë Nikolla Gruevski. Përfundoi gjithçka.”, thuhet në reagimin e LSDM- ­së.