Maqedoni LSDM sërish kërkoi përgjegjësi nga kompetentët për rastin e Mijallkovit

LSDM sërish kërkoi përgjegjësi nga kompetentët për rastin e Mijallkovit

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, me kumtesë informoi mediat, se sot sërish kërkon sqarim nga kompania TAV, policia, dogana dhe   nga shërbimet e tjera kompetente, për atë se si ish drejtori i Drejtorisë së Sigurimit he Kundërzbulimit (DSK) Sasho Mijallkov, ka mundur të kaloj kontrollin e aeroportit me pistoletë në torbë.

“Kompania TAV, e cila menaxhon me aeroportin e Shkupit, ka për detyrë që opinionit publik të Republikës së Maqedonisë t’i jep shpjegim? Sasho Mijallkovi a ka kaluar kontrollin ose jo? Nëse nuk ka kaluar kush e ka lejuar këtë? Gjatë udhëtimeve të tjera Sasho Mijallkovit a i janë bërë kontrolle sikurse të gjithë qytetarëve të tjerë të Maqedonisë? Të  përfshirët në incident dhe ata që fshehin informacionet do të duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov,  të enjten e javës së kaluar është arrestuar në aeroportin e Beogradit, “Nikolla Teslla”, pasi që në valixhen e tij është gjetur një pistoletë. Mijallkovi pas një kohe është liruar dhe ka vazhduar udhëtimin.

Nga TAV dje njoftuan se lëshimin në aeroportin e Shkupit është “gabim njerëzor” dhe se për rastin në vazhdim e sipër janë hetimet e brendshme.