Maqedoni LSDM: RTM informon në mënyrë selektive

LSDM: RTM informon në mënyrë selektive

Radio Televizioni i Maqedonisë nuk e kryen obligim ligjor për informim profesional dhe objektiv të opinionit, por se është shndërruar në zë klasik partiak i VMRO DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit- thonë nga LSDM.

Prej atje thonë se RTM informon në mënyrë selektive në interes të pushtetit.

-Fjalimi i Nikolla Gruevskit, nga ama e RTVM u transmetua drejtpërdrejtë, gjatë ditës dhe në formë integrale. Por, fjalimi i liderit të opozitës, Zoran Zaev nuk u transmetua drejtpërdrejtë e as në mënyrë integrale. Në mënyrë shtesë, në bllokun e dytë të lajmeve në RTVM, Nikolla Gruevski kishte më shumë minuta në pjesën qendrore ndërsa nga fjalimi i liderit të LSDM-së, Zoran Zaev RTVM dha vetëm një deklaratë të shkurtër, më e shkurtër se 40 sekonda. Edhe pse në lajmet e njëjta u transmetuan deklarata nga zëdhënësi i MPB-së, por edhe intervistën e Gordana Jankullovskës e cila u emetua në orarin e orës 17. RTVM emetoi një pjesë të fjalimit të kryetarit Zaev, pa përgjigje në pyetjet madje rreth orës 1 pas mesnatës. Që do të thotë, ditën tjetër- thonë nga LSDM-ја.