Maqedoni LSDM: Manipulimet në “You tube”janë kërkim qyqar për shpëtim të pushtetit

LSDM: Manipulimet në “You tube”janë kërkim qyqar për shpëtim të pushtetit

Për LSDM-në, video filmimet e publikuara ndërmjet Lube Boshkovskit dhe një personi me fytyrë të errësuar, në video servisin “You tube”, janë “kërkim  qyqar për shpëtim” i pushtetit të kryeministrit Nikola Gruevski dhe “duke kërkuar  mekanizma alternative për mbrojtje” pas publikimit të audio-filmimeve nga udhëheqësi i opozitës, Zoran Zaev, reaguan sot me kumtesë nga partia më e madhe opozitare,

“Gruesvkit nuk i duhen më përpunuesit medial. Prandaj ai tenton që  të mbrohet me mekanizma të tjerë alternativë, por ata akoma më shumë e fundosin në baltë. Fytyra e vërtet e Nikola Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij është zbuluar. Raste të montuara politike, montime skandaloze të aktvendimeve gjyqësore të prokurorisë, përgjim të qytetarëve janë vetëm një pjesë nga “E vërteta e dhimbshme e Maqedonisë,  të cilën qytetarët do ta mësojnë deri në fund”, thuhet në kumtesën e LSDM-së