Maqedoni Saveski: “E Majta” do të del e vetme në zgjedhje pasi opozita...

Saveski: “E Majta” do të del e vetme në zgjedhje pasi opozita na injoroi

Partia “E Majta” në Komitetin e saj qendror ka marrë vendim që vet të del në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor pasi nisma e tyre për pjesëmarrje të përbashkët e të gjitha partive kundër regjimit është injoruar nga opozita, konfirmoi për “Meta”, anëtari i partisë “E Majta” Zdravko Saveski.

“Në Komitetin Qendror që u mbajt të dielën më 16 tetor, pas votimit të degëve lokale, morëm vendim që vet të dalim në zgjedhje. Këtë vendim e morëm pas injorimit të nismës sonë nga partitë opozitare për pjesëmarrje të përbashkët si parti kundër regjimit, përmes listave jo- partiake të qytetarëve ku do të kandidojnë luftëtarë të shquar kundër regjimit e që nuk janë anëtarë të partive” tha Saveski.

Ai thotë se është shqetësuese fakti që thuajse asnjë parti politike opozitare në përgjithësi nuk ka dhënë përgjigje për nismën e tyre të ofruar ndërsa përgjigje ka pasur vetëm nga Partia Liberale dhe PAE, për të cilët nisma ka qenë e papranuar.

“Në zgjedhje presim pas gjatë kohe qytetarët ta rrëzojnë këtë regjim dhe kjo mundësi duhet të shfrytëzohet. Duam t’u ofrojmë opsion qytetarëve të cilët nuk janë të kënaqur nga opsionet e deritanishme politike. “E Majta” do të ofroj opsion për të punuar në dobi të qytetarëve” shton Saveski.