Maqedoni ShBA-të mbështetin anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

ShBA-të mbështetin anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Maqedonia është e gatshme menjëherë t’i ndërmerr obligimet që dalin nga anëtarësimi me të drejta të plota në NATO, tha mbrëmë në departamentin e shtetit ministri i mbrojtjes së Maqedonisë, Zoran Jolevski, në takimin me zëvendës- ndihmësin e sekretarit për Evropë dhe Euroazi, Hojt Ji.

Në takim, siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së mbrojtjes, Jolevski dhe Ji kanë biseduar për proceset reformative në Armatën e Maqedonisë dhe gjendjes e sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore.

Jolevski gjatë ditës së djeshme realizoi disa takime, midis të cilave edhe me senatorët amerikan Tom Koton Lajhi dhe Xhejms Inhof, të cilëve u ka theksuar se integrimi i RM në NATO do të ndikoj pozitivisht në zhvillimin dhe stabilizimit të përgjithshëm të Evropës Juglindore.

Një njoftim thuhet se senatorët amerikan kanë shprehur mbështetje të parezervë për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë, pas kësaj kanë dhënë vlerësime të larta për kapacitet e pjesëtarëve të ARM-së.