Korrespondentë Sabotohet marshi i nxënësve të shkollave të mesme të Shtipit

Sabotohet marshi i nxënësve të shkollave të mesme të Shtipit

Nxënësit e shkollave të mesme në Shtip sot nuk e mbajtën protestën e paralajmëruar kundër testimit ekstern dhe reformave në arsimimin e mesëm, sepse sipas pohimeve të një pjese të tridhjetë nxënësve të cilët gjithsesi u tubuan, dikush përmes telefonit është paraqitur dhe ka thënë se do të shtyhen protestat në të gjitha qytetet.

Nxënësit ishin të habitur dhe nuk e dinin kush ua kishte shpërndarë informatën.

Tridhjetë nxënësit e shkollave të mesme të cilët gjithsesi u tubuan, e treguan qëndrimin e tyre kundër reformave të imponuara në maturë, të cilat po ua kufizojnë zgjedhjet.