Bota Rusia paralajmëroi kundër- masa për sanksionet e reja të BE-së

Rusia paralajmëroi kundër- masa për sanksionet e reja të BE-së

Moska “në mënyrë përkatëse” do të përgjigjet ndaj sanksioneve të BE-së të vendosura për shkak të krizës ukrainase, njoftoi ministria e jashtme e Rusisë duke shtuar se këto masa nuk do të kontribuojnë për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

Në njoftimin e MPJ-së ruse, thuhet se Moska është e befasuar dhe e hutuar nga zbatimi i sanksioneve të reja dhe se ato janë në kundërshtim me arsyen e shëndoshë.

BE javën e kaluar në listën e zezë shtoi edhe nëntë emra tjerë dhe nëntë persona juridik ndërsa në fuqi hyn prej sot.