Maqedoni Rektorati u lirua, të punësuarit u kthyen në vendet e tyre të...

Rektorati u lirua, të punësuarit u kthyen në vendet e tyre të punës

Të punësuarit në Rektoratin e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”sot janë vendet e tyre të punës, sepse studentët e “Plenumit Studentor” ndërprenë bllokadën para hyrjes. Disa nga të punësuarit thonë se këtë mëngjes s’ka pasur asnjë bllokadë dhe pa problem kanë shkuar në vendet e tyre të punës.

Sot më 11.30, përfaqësuesit e “Plenumit Studentor” dhe “Mugra” kanë caktuar konferncë për shtyp para Rekoratit dhe hapave të mëtejme.

Ndërkaq, edhe sot intensivisht punohet në vendin ku duhet të ndërtohen godinat e Fakultetit të Edukatës Fizike dhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Informatikës.

“Plenumi Studentor” dje bllokoi hyrjen e Rektoratit si protestë kundër shkeljes së autonomisë së Universitetit për prerjen e dhunshme të drunjve para kampusit.

Ata kërkojnë që dekanët e fakulteteve që gjenden në kampusin e UKIM-it të dalin me qëndrimin e tyre për objektet që duhet të ndërtohen në këtë vend.