Maqedoni PSP sot në konferencë shtypi do të publikoj hetimin për rastin “Таrgеt“

PSP sot në konferencë shtypi do të publikoj hetimin për rastin “Таrgеt“

Prokuroria Speciale në konferencën e sotme për shtyp, prej orës 11 do të publikoj hetimin më të ri të quajtur “Target”.

“Sot më ora 11, do të ketë konferencë të re për lëndën “Target”, shkruan në profilin e PSP-së në Facebook.

Herën e fundit Specialja në opinion doli më 20 tetor kur prokuroret Fatime Fetai dhe Lençe Ristoska publikuan rastet “Toplik” dhe “Tenderë”.