Maqedoni PSP heton MPM-në

PSP heton MPM-në

Ekipi i Prokurorisë Speciale sot ka kryer një inspektim në “Media Print Maqedoni”, mëson “Prizma”. Qëllimi i Speciales ka qenë të hetojnë një pjesë të punës financiare të kësaj shtëpie botuese, e cila nën patronazh ka gazetat “Dnevnik”, “Utrinski Vesnik”, “Vest”, “Makedonski Sport”, revista “Tea” dhe internet portali “Telegraf”.

Pronari i MPM-së ngeli vetëm ish shefi i diplomacisë maqedonase  dhe kryetari i 66-të i Kuvendit të përgjithshëm të OKB-së, Sërgjan Kerim ndërsa partnerët e tij “Internet Grup” nga Serbia dhe biznesmeni maqedonas Jordan Kamçev tashmë nuk janë pjesë e pronësisë. Sot gazetarët e këtyre tre gazetave ditore filluan grevë për shkak të rrogave të vonuara.