Korrespondentë Protestë nga të punësuarit e “Jugohromit”

Protestë nga të punësuarit e “Jugohromit”

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe shoqatat ekologjike të ndalojnë të bëjnë trysni ndaj Jugohromit. Nga 1 marsi të fillojë procesi prodhues dhe njëkohësisht të kthehen në punë mbi 1000 të punësuar, këto janë një pjesë e kërkesave të cilat, në protestën e sotme përpara fabrikës i dërguan anëtarët e Sindikatës së Jugohromit.

“Në periudhën e kaluar u tregua se Jugohromi nuk është ndotësi i vetëm i ajrit, dhe për këtë i lusim shoqatat ekologjike që të ndalojnë me etiketimin e fabrikës si ndotësi më i madh dhe i vetëm i ajrit”, tha Bajram Amiti.

Sipas Amitit, ajri tani është më i pastër falë kushteve klimatike, gjë që sipas tij, nuk kanë qenë në janar kur grimcat PM10 kanë tejkaluar mbi 900 mg.

Protestuesit kanë bërë thirrje deri te Qeveria e Maqedonisë dhe menaxhmenti i Jugohromit që të merren vesh që sa më shpejtë të vendosen filtrat dhe leja integruese ekologjike A që fabrika të vazhdojë të punojë pas ndalesa.