Bota Gjendet një trup gjatë kërkimeve për avionin “AirAsia”

Gjendet një trup gjatë kërkimeve për avionin “AirAsia”

Një trup lundronte në Detin Java u zbulua sot gjatë kërkimeve për gjetjen e avionit “AirAsia”, zhdukur në Indonezi, theksoi drejtori i agjencisë kombëtare indoneziane të kërkim-shpëtimit.

“Në orën 06:25 GMT, ne kemi parë një objekt duke lundruar, që i ngjante trupit të një prej pasagjerëve të avionit, që u zhduk të dielën pak pas ngritjes”, deklaroi Bambang Soelistyo, ndërkohë që televizioni indonezian tranmetonte në një plan të madh imazhet e një trupi, që lundronte në ujë.
“Një avion i ‘AirAsia’ u zhduk të dielën mes Indonezisë dhe Singaporit me 162 persona në bord”, njoftoi kompania malajziane dhe kjo është drama e tretë për këtë vit për një kompani ajrore të Malajzisë.
Kontrolli ajror humbi kontaktin me avionin Airbus A320-220 rreth një orë pas ngritjes së tij nga aeroporti ndërkombëtar “Juanda” në Surabaya, në lindje të Ishullit Javas, në orën lokale 5:20.