Maqedoni Prokuroria speciale publike: Gjykata lëshoi rastin të hyjë në histori

Prokuroria speciale publike: Gjykata lëshoi rastin të hyjë në histori

“Gjykata Penale e Maqedonisë, tani për tani, lëshoi mundësi që të shkruhet në historinë e Republikës së Maqedonisë. Pasojnë ankesa!”, shkruhet në profilin zyrtar të Prokurorisë speciale.

Gjykata themelore Shkupi 1 ku mbrëmë u bë biseda informative e një pjese prej tetë të dyshuarve për parregullsi zgjedhore, tani për tani nuk ka njoftuar zyrtarisht se cili është vendimi i gjykatësve me procedurë paraprake.

PSP dje në suazat e aksionit të parë “Titanik” kërkoi paraburgim për tetë persona për mashtrime zgjedhore. Në mesin e tyre janë ish ministrat Janakieski dhe Jankulloska, kryetari i Pustecit, Edmond Temelko si dhe ish sekretari i qeverisë, Kiril Bozhinovski.

Janakieski dhe Temelko mbrëmë mbaruan bisedat e tyre informative në Gjykatën themelore Shkupi 1 ndërsa sot në mëngjes janë larguar me makinat e tyre, pa dhënë përgjigje para gazetarëve. Spekulohet se gjykatësit kanë refuzuar kërkesën e paraburgimit për të dyshuarit, por vendimi zyrtar do të njoftohet gjatë ditës.