Maqedoni Prokuroria ka formuar disa lëndë për rastin e letërnjoftimeve të falsifikuara

Prokuroria ka formuar disa lëndë për rastin e letërnjoftimeve të falsifikuara

Prokuroria themelore publike -Shkup ka formuar disa lëndë për rastin e fabrikës për falsifikimin e pasaportave dhe letërnjoftimeve, mes të cilave edhe ato që javorja “Fokus” i dorëzoi në MPB, deklaroi sot prokurori publik Jovan Cvetanovski, zëvendësi i prokurores publike në prokurorinë themelore publike –Shkup, Gordana Geshkovska. Siç njofton Cvetanovski, lidhur me lëndë veprojnë disa prokurorë ndërsa deri më tani janë lëshuar urdhra hetimi deri në repartin e kriminalitetit të organizuar në MPB, urdhra për ekspertizë dhe janë bërë seanca dëgjimore me disa persona si dhe bastisje në banesat e të dyshuarve të parë dhe disa të tjerë të dyshuar për këtë rast.

“Gjatë bastisjes së banesave të dyshuarit të parë gjegjësisht Z.B janë gjetur një numër i madh i formularëve për dokumente, leje për vozitje dhe formular për letërnjoftime. Gjithashtu, janë gjetur makina, shtypëse dhe pajisje tjetër për falsifikim. Në kompjuterin e të dyshuarit të parë janë gjetur dokumentet me rreth dhjetëra mijë biseda telefonike” deklaroi Cvetanovski.