Bota Bota Vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme në Ferguson

Vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme në Ferguson

Autoritetet në qarkun Shën Luis vazhduan gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin Ferguson për të paktën edhe 24 orë. Gjendja e këtillë u vendos tre ditë pas përshkallëzimit të protestave të dhunshme gjatë shënimit të përvjetorit të vdekjes së të miturit afro- amerikan Majkll Braun, i cili u vra nga një polic me ngjyrë të bardhë.

Protestat prej të hënën janë më të qeta dhe në 48 orët e fundit nuk është arrestuar askush. Gjatë marshit paqësorë për rastin e përvjetorit të vrasjes së Majkll Braun, ndodhën të shtënat mes policisë dhe afro- amerikanit 18 vjeçar Tajron Haris, i cili akuzohet edhe për sulm ndaj policit.

Gjatë protestave janë arrestuar rreth 150 persona.