Maqedoni Ahmeti u takua me ambasadoren belge Van Kalster

Ahmeti u takua me ambasadoren belge Van Kalster

Kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti, sot realizoi një takim pune me ambasadoren belge Anik Van Kalster. Ambasada e Belgjikës me seli në Sofje të Bullgarisë, njëkohësisht është edhe përfaqësi diplomatike edhe për R. e Maqedonisë.

Në takim, bashkëbiseduesit kanë diskutuar për gjendjen aktuale në vend dhe rajon, zhvillimin ekonomik, marrëdhëniet ndëretnike si dhe për integrimin euro- atlantik.

Siç njoftuan nga BDI, kryetari Ahmeti ka folur mbi nevojën për angazhim konkret ndërkombëtarë në lidhje me zgjidhjen e kontestit mes Shkupit dhe Athinës që na mban larg integrimit në NATO dhe larg fillimit të bisedimeve për anëtarësi në BE.

-Pa përfshirjen e miqve ndërkombëtarë, kjo çështje nuk zgjidhet. Pa zgjidhjen e shpejtë e kësaj çështje, nuk mund të ketë stabilitet dhe paqe afatgjate në vend dhe rajon, aq më pak marrëdhënie të shëndosha ndëretnike dhe zhvillim ekonomik- ka thënë Ahmeti.