Korrespondentë Përfaqësuesit e Bashkimt Federal të Мinoriteteve Еvropiane (FUEN) vizitë në Tiranë

Përfaqësuesit e Bashkimt Federal të Мinoriteteve Еvropiane (FUEN) vizitë në Tiranë

Përfaqësuesit e Bashkimt Federal të Мinoriteteve Еvropiane (FUEN) vizitë në Tiranë Sot përfaqesuesit e shoqatës maqedonase “Ilinden” Tiranë dhe shoqatës maqedonase “Ilinden” Tiranë Dega Gollobordë u takuan me zv.kryetarin e Bashkimit Federal të Мinoriteteve Еvropiane (FUEN) z. Halit Habib Oghlu si dhe kryetar i Federatës së Turqve të Trakisë Perëndimore në Europë (ABTTF) dhe këshilltari ligjor i FUEN z. Frank De Boer. Përfaqesuesit e Bashkimit Federal të Мinoriteteve Еvropiane (FUEN) janë informuar për gjendjen e minoritetit maqedonase në Republikën e Shqipërisë dhe aktivitetet e shoqatës. Në takim u diskutua për anëtarësimin e shoqatës maqedonase “Ilinden” Tiranë në Bashkimin Federal të Мinoriteteve Еvropiane (FUEN) në takimi u theksua nevoja e bashkëpunimit ndërmjet dy organizatave. FUEN është organizatë evropiane për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare dhe grupeve etnike në Evropë. Bashkimi Federal i Мinoriteteve Еvropiane (FUEN) ka 90 organizata anëtare në të gjithë Europën. FUEN u themelua 65 vjet më parë në Paris, Francë dhe seli e ka në Flensburg Gjermani.