Maqedoni Prej 19 qershorit deri më sot në vend kanë tranzituar 300 mijë...

Prej 19 qershorit deri më sot në vend kanë tranzituar 300 mijë refugjat

Në 24 orët e fundit, MPB ka lëshuar vërtetime për gjithsej 2695 refugjatë prej të cilëve 1.190 janë shtetas sirian, 979 nga Afganistani ndërsa 536 nga Iraku.

Sipas të dhënave të MPB, prej 19 qershorit kur edhe filloi dhënia e vërtetimeve, përfshirë edhe numrin e fundit të refugjatëve të regjistruar, nëpër vend kanë tranzituar 297.623 refugjat. Numri më i madh është nga Siria (176.004), pastaj Afganistani me (71.872) dhe Iraku me (28.309).

Javën e kaluar Maqedonia si dhe vendet tjera nga korridori perëndimor ballkanik mbyllën kufijtë për emigrantët ekonomik nga Azia dhe Afrika ndërsa lejohet hyrje vetëm për refugjatët vendet e të cilëve janë të përfshirë nga lufta gjegjësisht Siria, Iraku dhe Afganistani.

Nga MPB informojnë se dje nga sektori për azil nuk janë lëshuar kërkesa të reja për azil. Prej 19 qershorit e deri më tani në vend azil kanë kërkuar gjithsej 80 emigrant.

Sipas të dhënave nga MPB, 53 kërkesa për azil janë dorëzuar nga shtetas sirian, 13 nga ato afgan, tre nga shtetas të Pakistanit, dy nga Maroku, Libani, Palestine, Algjeria dhe Iraku ndërsa një është bërë nga shtetas i Egjiptit.