Maqedoni Bisedimet në Bruksel nuk janë anuluar, por nuk vazhdojnë

Bisedimet në Bruksel nuk janë anuluar, por nuk vazhdojnë

Tanimë dy javë nuk ka kurrfarë informacione e as njoftimi për takim të tretë të mundshëm për bisedimet mes LSDM-së dhe VMRO – DPMNE-së në Bruksel.

Edhe pse takimin e dytë të fundit, në njoftimin e shkurtër u tha se do të mbahet edhe raundi i tretë i bisedimeve, thuajse tre javë nuk ka kurrfarë të dhëne për datë të për bisedime.

Radmilla Sheqerinska, që është pjesë e ekipit negociues të LSDM-së, thotë se bisedimet nuk janë anuluar zyrtarisht.

“Tani për tani nuk ka plane për takim të ri, por bisedimet nuk janë anuluar zyrtarisht”, deklaroi Sheqerinska për “Metën”

Përfaqësuesit e VMRO DPMNE nuk përgjigjen në thirrjet telefonike.