Ekonomi Parashihen 340 milion euro për ndërtimin e rrugëve vitin e ardhshëm

Parashihen 340 milion euro për ndërtimin e rrugëve vitin e ardhshëm

Për vitin e ardhshëm janë paraparë rreth 340 milion euro për ndërtimin e rrugëve dhe autostradave, por edhe për disa rrugë rajonale.

Sipas ministrit të financave, Zoran Stavrevski në këtë mënyrë do të përmirësohet konkurrenca në ekonomi.

Gjatë vizitës në Bosilov, Stavrevski theksoi se buxheti për vitin e ardhshëm ka komponent zhvillimor dhe nivel më të lartë historik për investime kapitale me vlerë prej 610 milion euro.