Maqedoni Deputetët votuan ndryshimet e Ligjit për arsimin e lartë

Deputetët votuan ndryshimet e Ligjit për arsimin e lartë

­Kuvendi në seancën e sotshme  me shumicë votash nga deputetët e pranishëm të cilat i takojnë bashkësive të cilat nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë e solli ligjin për ndryshimin e Ligjit për arsim të lartë. Në pajtim me ndryshimet, anulohet për një vit zbatimi i provimit shtetëror për studentët, ndërsa për dy vjet do të anulohet obligimi që profesorët të publikojnë punime shkencore në revista me faktor impakti. Marrëveshja u arrit më 6 shkurt në Qeverinë e RM-së, ku takim me kryeministrin Niklola Gruevski, ministrin Abdilaqim Ademi dhe zëvendësin Spiro Ristovski patën një delegacion i Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij”, i kryesuar nga rektori Velimir Stojkovski, i cili është edhe kryetar i Konferencës Interuniversitare. Morën pjesë edhe përfaqësues të plenumeve të studentëve dhe profesorëve. Në takime u dakordua në periudhën e ardhshme grupe të përbashkëta punuese ta vazhdojnë diskutimin për përmirësimin e paketës së ligjeve reformuese dhe sjelljen e një ligji të ri për arsimin e lartë. Në rend dite në seancën e sotme kuvendare ligji për ndryshimin e Ligjit për arsimin e artë me procedurë të shkurtuar u vendos pasi të premten në Qeveri u arrit marrëveshje për zbatim të anuluar të ndryshimeve në ligjin ekzistues, të cilat deputetët i votuan më datën 14 të këtij muaji.

Me procedurë të prëshpejtuar në këtë seancë u votuan edhe ndryshimet e  ligjeve të tjera ndër të cilat edhe Ligji për ksigurim të obliguar shëndetësor dhe social.