Bota Hapet sërish tuneli nën kanalin La Mansh

Hapet sërish tuneli nën kanalin La Mansh

Tuneli nën kanalin La Mansh, që lidh Britaninë e Madhe dhe Francën, është hapur sërish për trafik pasi dje zjarri që përfshiu një kamion mbylli këtë tunel evropian dhe ndërpreu trafikun hekurudhorë, njoftuan nga kompania “Eurostar”, lajmërojnë mediumet.

Siç njoftojnë prej atje, qarkullimi i udhëtarëve për momentin zhvillohet sipas rendit qarkullues me nga një nisje në çdo orë. Nisja e parë nga Britania e Madhe ka qenë në orën 2.45 minuta ndërsa nga Franca në orën 4.30 minuta sipas kohës lokale.

Kompania “Eurostar” për shkak të zjarrit dje ishte e detyruar t’i kthejë të gjithë trenat e vet në stacionet hekurudhore amë ndërsa 42 persona ishin evakuuar.

Hetimin për këtë rast e udhëheqin autoritetet franceze për shkak se zjarri ka ndodhur në anën e tyre të tunelit.

Ndërkaq, zjarri shkaktoi kaos në Britani të Madhe dhe Francë dhe radhë të gjatë të udhëtarëve të cilët kanë kthyer biletat e udhëtimit në këtë aks mjaft frekuentues hekurudhorë që lidh Brukselin, Londrën dhe Parisin.