Kishën maqedonase “Shën Nikolla” në Preston të Melburnit (Australi) sot prej orës 12.30 sipas kohës lokale në Australi ka kapluar zjarri. Është shkaktuar dëm material ndërsa të lënduar nuk ka, shkruan “Falanga”.

Zjarri sipas Shërbimit të zjarrfikësve është paraqitur nga matësi i rrymës në godinën e kishës.

Në momentin e paraqitjes së flakëve brenda në godinë ka qenë murgu Nikodim Solunçev dhe shpëtim nga flakët ka kërkuar duke dalë nga dritarja dhe i cili ka rënë në duart e policëve që janë gjetur në vendin e ngjarjes në atë moment.

Zjarri është fikur dhe sipas vlerësimeve është shkaktuar dëm prej 100 mijë dollarëve.