Sport Polonia dhe Gjermania çerek- finalistë të rinj

Polonia dhe Gjermania çerek- finalistë të rinj

Ndeshjet e 1/8 finales sot përfunduan me fitore të Gjermanisë dhe Polonisë të cilat do të jenë çerek- finalistët e rinj në Kampionatit botërorë në Katar.

Gjermania mposhti kombëtaren e Egjiptit me 23-16 ndërsa Polonia ishte më e mirë se Suedia me rezultat 24-20. Në kombëtaren gjermane më efikas ishin Uve Genshmajher me 6 dhe Patrik Grecki me 5 gola.

Në çerek- finale Gjermania do të luaj kundër nikoqirit Katarit ndërsa Polonia do t’i mat forcat me Kroacinë.

Sonte luhen dy ndeshjet e fundit të 1/8 finales mes Francës dhe Argjentinës si dhe mes Islandës dhe Danimarkës.

Për kualifikim në gjysmëfinale çdo hendbollist i Katarit do të fitoj automobil, banesë dhe 1 milion euro.