Maqedoni Plomp: Nga liderët politik prite vendime të pranueshme për qytetarët

Plomp: Nga liderët politik prite vendime të pranueshme për qytetarët

Ambasadori i mbretërisë holandeze në Shkup, WouterPlomp, ka deklaruar se liderët politik do të sjellin vendime të arsyeshme politike, të pranueshme për qytetarët e Maqedonisë, të cilët si votues, do ta kenë fjalën e fundit.

Plomp ka theksuar se zgjidhja e shpejtë është e një interesi të madh për Maqedoninë dhe Holandën, duke theksuar se dëshiron që në vend të ketë një ambient të qëndrueshëm politik, prandaj edhe u bëri thirrje holandezëve që ta vizitojnë Maqedoninë.

Gjatë qëndrimit të tij në Ohër, ku zhvilloi një takim me kryetarin e qytetit, Nikolla Bakraçeski, Plomp u bëri thirrje liderëve politik në Shkup që të gjejnë zgjidhje për krizën politike dhe të vazhdojnë menjëherë me reformat parësore.