Korrespondentë Plenumnistët nga Manastiri mbrëmë kanë ngelur pa rrymë në zonën autonome

Plenumnistët nga Manastiri mbrëmë kanë ngelur pa rrymë në zonën autonome

Në minus 10 gradë natën e kanë kaluar anëtarët e Plenumit në Manastir, të cilët mbrëmë shpallën zonë autonome në Fakultetin teknik. 25 studentë, djem dhe vajza, në hapësirat e ftohta kanë fjetur vetëm në siropor dhe thasë për fjetje. Gjithashtu vazhdimisht u kanë rënë siguresat, kështu që e kanë pasur të pamundur të lëshojnë ngrohje. Në dispozicion kanë vetëm dy hapësira, prej të cilave njërën e shfrytëzojnë për fjetje e tjetrën si kuzhinë.

Boris Nikolevski, anëtar i “Plenumit studentorë”, për “Meta” deklaroi se edhe krahas të ftohtit të madh, qëndrojnë në zonën autonome derisa MASH t’ua hap dyert për negociata dhe nuk pranohen kërkesat e tyre.

-Ngrohjen qendrore na shkyçën dhe këtë e kemi ditur që në pasdite, por gjatë mbrëmjes sapo e vendosnim mbushësin e celularit, binin siguresat dhe me orë të tëra qëndronim pas rrymë dhe në hapësira të ftohta. Ishte e pamundur të lëshojmë ngrohje. Kështu, rastësisht apo jo, në temperaturë nën zero kemi qëndruar tërë natën pa ngrohje- thotë Nikolevski.