Maqedoni “Plenumi studentor” sërish bllokoi Rektoratin e USHKM, rektori u premtoi takim

“Plenumi studentor” sërish bllokoi Rektoratin e USHKM, rektori u premtoi takim

Për shkak se kërkesat e “Plenumit studentor” nuk u shqyrtuan në afatin e paraparë të kërkuar, studentët sërish bllokuan hyrjen e rektoratit të “Shën Kirilit dhe Metodit”

“Siç dihet, kërkesat tona nuk janë shqyrtuar në afatin e paraparë. Për këtë shkak, sot studentët e “Plenumit studentor” sërish erdhën që të bllokojnë punën e Rektoratit. Pas një kohe të shkurtërt na kontaktoi rektori, i cili duhet të kthehet nga udhëtimi zyrtar gjatë ditës. Morëm premtim nga ai se do të kemi takim dhe bashkërisht do të tentojmë t’i zgjidhim çështjet kontestuese” thuhet në njoftimin e “Plenumit studentor”.