Maqedoni “Plenumi studentor” bllokon hyrjen para Rektoratit të USHKM

“Plenumi studentor” bllokon hyrjen para Rektoratit të USHKM

Disa përfaqësues të “Plenumit studentor” për momentin kanë bllokuar hyrjen e rektoratit të UKSHM, ku për sot prej orës 10 është paralajmëruar seancë ku pritet të zgjidhet rektori i ri, shkruan “Nova TV”.

Studentët kanë bllokuar hyrjet për të gjithë të punësuarit sepse, siç thonë, rektori do të emërohet me 10 vota të përfaqësuesve studentor të cilët nuk janë legjitim.

Ata shtojnë se mandati i përfaqësuesve të Parlamentit studentor ka skaduar dhe se duhet të emërohen përfaqësues legjitim studentor e më pas edhe rektori.

Më herët, “Plenumi studentor” dërgoi letër të hapur deri te Senati i universitetit ku iu bënë thirrje senatorëve që t’i anulojnë zgjedhjet për rektor të paktën për shtator apo tetor.

Rektori i ri do të emërohet mes profesorëve universitar Nenad Novkovski dhe Nikolla Jankullovski, të cilët janë zgjedhur në raundin më të ngushtë, nga gjithsej 6 kandidatë.