Bota Ushtari i pensionuar kërcënohet me pistoletë para Qeverisë së Serbisë

Ushtari i pensionuar kërcënohet me pistoletë para Qeverisë së Serbisë

Një nënkolonel i pensionuar i ushtrisë së Serbisë ka luhatur me pistoletë në mes të hyrjes kryesore dhe ndihmëse të ndërtesës së Qeverisë dhe është kërcënuar se do të vritet. Pas negociatave me policinë, ai ka dorëzuar pistoletën, ndërsa kompetentët kanë marr armën dhe burrin e kanë shtënë në ndërtesën qeveritare. Gjatë kohës së incidentit, pjesë të rrugëve përreth qeverisë së Serbisë ishin të bllokuara, ndërsa ndërtesa ishte rrethuar nga pjesëtarët e njësive speciale dhe shërbimit të zjarrfikësve.
Ministri i mbrojtjes, Bratisllav Gashiq, i cili në ndërtesën qeveritare ka biseduar me nënkolonelin e pensionuar, deklaroi se bëhet fjalë për njeri i cili është i pakënaqur me atë që nuk i është plotësuar premtimi i dhënë më 2006, sipas të cilit, ushtarëve të pensionuar do t’u rritet pensioni.