Korrespondentë PDSH nesër do të diskutoj për rezultatet zgjedhore dhe për kongresin e...

PDSH nesër do të diskutoj për rezultatet zgjedhore dhe për kongresin e jashtëzakonshëm të partisë

Kuvendi qendror i PDSH-së nesër me përbërje të gjerë do të mbaj takim në Komunën e Tetovës. Zyrtarisht nga partia nuk bëjnë të ditur cilët janë pikat për të cilat do të diskutoj trupi më i lartë i partisë.

Sipas burimeve të PDSH-së, Kuvendi qendror në takimin e nesërm do të shqyrtoj dhe pritet të miratoj raportin nga zgjedhjet e fundit parlamentare të 11 dhjetorit.

Në Kuvend do të bisedohet dhe me siguri do të caktohet termini për Kongresin e jashtëzakonshëm të PDSH-së, ku partia duhet të zgjedh kryetarin e ri pasi lideri Menduh Thaçi dha dorëheqje pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit ku PDSH fitoi vetëm dy deputetë.