Maqedoni Pas Jankulloskës, tash Andonov vozitet me xhipin e vjedhur të Bekamit

Pas Jankulloskës, tash Andonov vozitet me xhipin e vjedhur të Bekamit

Zëvendësministri plotësues i Punëve të brendshme, Oliver Andonov, vozitet me xhipin e markës “BMV X5”, automjeti zyrtar që gjatë gjithë mandatit të saj e shfrytëzonte ish ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankulloska, mëson “Meta”. Ndërkaq, pikërisht ky automjet u identifikua si xhip i ish yllit të futbollit, Dejvid Bekam, i vjedhur në Spanjë, që pretendohet në vend të jetë kontrabanduar, e pastaj në aksion policor është konfiskuar.

Që Andonov, sërish e përdorë si automjet zyrtar, “xhipin e Jankulloskë” për “Meta” konfirmuan edhe burime të larta zyrtare nga MPB-ja.

“BMV X5”, me ngjyrë argjendi në të përhimët dje ishte i parkuar në Muzeun e VMRO-së, ku Andonov ishte njëri nga mysafirët kryesor të promovimit të edicionit “Faqet e zeza të DSSh-së”- Histori e cila pritet të zbulohet, botimi është i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë.