Bota Ballkan Pangalos: Pas liderit të “Agimit të artë”, Venizelos është i dyti me...

Pangalos: Pas liderit të “Agimit të artë”, Venizelos është i dyti me radhë sipas antipatisë

Teodoros Pangalos kritikoi ashpër Evangelos Venizelos dhe Jorgos Papanderun për përçarjet e brendshme që shkakton PASOK. Sipas ish ministrit dhe zëvendës kryeministër nga PASK-u, as lideri aktual as i atëhershmi i PASOK-ut janë shpëtimi i Partisë socialiste. Në përgjithësi, për Panagalosin, PASOK-u është histori e mbaruar dhe për partinë nuk ka asnjë të ardhme dhe nuk ka shpëtim.

PASOK-u ka bërë të vetën, na duhet parti e re, por kjo nuk do të bëhet në mënyrën me të cilën Venizelos konsideron  se duhet- theksoi Pagalos për idenë e formimit të qendrës majtist,të cilën e propozon lideri aktual i PASK-ut.

Sipas tij dhe Venizelos dhe Papanderu vendosin veten para partisë, me çka e konsideron si dështim të plotë politik që ka sjellë PASOK-un në qorrsokakun aktual.

Asnjëri as tjetri nuk janë të dobishëm për të ardhmen e PASOK-ut. Madje edhe 90 për qind e qytetarëve kërkojnë që PASOK-u të tërhiqet nga skena politike dhe këtë e tangon edhe Papanderun. Nga ana tjetër për Venizelosin, vetëm 11 për qind e qytetetrëve kanë mendim pozitiv. Kjo e bën liderin politik grek  më antipatik pas Mihalooliakosi (lideri i Agimit të Artë)- deklaroi Panaglos për radion “To Vima”.