Bota Zbulohen metodat më të tmerrshme të CIA-s gjatë hetimeve

Zbulohen metodat më të tmerrshme të CIA-s gjatë hetimeve

Programi për “hetim të përforcuar” i CIA-s ka shkaktuar dhimbje fizike, e ka shkatërruar reputacionin e SHBA-së dhe ka pasuruar dy psikolog, shkruan “Nju Jork Dejli Njus”.

Raporti i Senatit për programi sekret anti- terrorist, i cili u publikua dje, thekson se CIA ka angazhuar dy psikolog që të ndihmojnë në hetimin e të arrestuarve, bazuar në teoritë e tyre për “pandihmë shkencore”.

Dy psikologët në vitin 2005-të kanë hapur kompani e cila ka punuar vetëm për CIA-n dhe e cila për shërbimet e saja ka fituar 180 milion dollarë.

Psikologët, që kanë ndihmuar gjatë procesit hetimorë, identifikohen me pseudonimet Grejson Svigert dhe Hamon Danbar, por bëhet fjalë për d-r Xhon Xhesi dhe d-r Xhejms Miçel, të cilët menaxhojnë me kompaninë “Spokejn Vosh”.

Psikologët, në fillim, kanë fituar nga 1000 dollarë në ditë për shërbimet e tyre kurse më vonë kanë nënshkruar kontratë prej “180 milion dollarëve”, thuhet në raportin e Senatit. Në vitin 2009-të kontrata është pezulluar, por psikologët kanë fituar 81 milion dollarë. Më pas, kanë fituar kontratë shumë- vjeçare, pasi u zbulua për ekzistimin e programit.