Bota Ballkan Opozita e Kosovës përdori gaz lotsjellës në Kuvend

Opozita e Kosovës përdori gaz lotsjellës në Kuvend

Opozita e Kosovës sërish ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit, kur kryetari i këtij institucioni, Kadri Veseli, kërkoi nga opozita që të del me qëndrimin se a dëshiron të merr pjesë në seancën e sotme plenare.

Pasi që aktivizuan gazin lotsjellës, ai deklaroi se opozita “sërish do të ndërpresë punën e saj në Kuvend”, kërkoi pauzë dhe ftoi në takim kryetarin e Kuvendit.

Në sallë të pranishëm ishin edhe deputetët e opozitës, Fisnik Ismaili dhe Faton Topalli, të cilët janë në masën e arrestit shtëpiak

Në këtë seancë është paraparë të miratohet buxheti për vitin 2016.