Maqedoni Oer: Tani KSHZ-së i ngel puna esenciale

Oer: Tani KSHZ-së i ngel puna esenciale

Tani KSHZ-së i ngel puna esenciale sepse aty duhet të zbatohet puna më e madhe gjegjësisht për 1 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të ketë listë zgjedhore që do të jetë e qëndrueshme dhe e pastruar në të cilën të gjithë qytetarët do të kenë besim, ka theksuar ambasadorja franceze Lorens Oer në ditën e hapur me qytetarët e Strumicës, ku ishte pjesë e diskutimit me temë “E drejta dhe liritë politike të qytetarit”:

Oer ka shprehur kënaqësi nga fillimi i kontrollit në terren i të dhënave dhe shpresë se kontrolli do t’i jep rezultatet e pritura.

“Bëhet fjalë për proces të cilin e ndjekim nga afër dhe do të mbështetim çdo përpjekje që të kthehet besimi i qytetarëve, që zgjedhjet në fund të vlerësohen korrekte dhe demokratike. Liria e zgjedhjeve të lira ka rëndësi esenciale, por kjo nuk është kushti i vetëm. Ka edhe kushte tjera, për shembull pavarësia e mediave, ndarja e mjeteve shtetërore për partitë politike dhe sfida tjera” deklaroi ambasadorja Oer.