Maqedoni Prej sot makinat duhen të kenë pajisje dimërore

Prej sot makinat duhen të kenë pajisje dimërore

Prej sot fillon të vlejë detyrimi ligjor për posedim të pajisjes dimërore në automjetet. Për shoferët e automobilave, xhipave dhe kamionëve të lehtë është e obligueshme posedimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve, ndërsa për shoferët e autobusëve dhe të kamionëve të rëndë edhe lopatë nëse në rrota nuk mund të vendosen zinxhirë për borë.

Sanksionimi në sezonin vijues dimëror do të jetë në pajtueshmëri me rregulloren ekzistuese për pajisje dimërore nëpër automobila, me të cilin parashikohen gjoba prej 45 eurove në kundërvlerë të denarit, respektivisht shoferit do t’i regjistrohen 25 pika negative.