Maqedoni Prej sot, çdo ditë prej orës 18 protestë “Mjaft më” para Qeverisë

Prej sot, çdo ditë prej orës 18 protestë “Mjaft më” para Qeverisë

Duke filluar prej sot, çdo ditë prej orës 18 para Qeverisë do të mbahet protestë me moton “Mjaft më”.

Qytetarët ju bëjnë thirrje kompetentëve të ndërmarrin përgjegjësi për jetët e humbura nëpër bulevardet dhe spitalet.

“Mjaft me vrasjet serike nëpër spitalet dhe rrugët. Kemi të drejtë për jetë, keni përgjegjësi për dorëheqje. Një jetë e shuar në kalimin e këmbësorëve në dritë të gjelbër, një tjetër jetë nga mjek i dehur, dhjetëra tjera nga gabimet e lejuara dhe të pa gjobitura. Edhe sa jetë duhet të shuhen që kompetentët të marrin përgjegjësi dhe të largohen nga postet e tyre, si akt i përgjegjësisë morale?” pyesin organizatorët e ngjarjes, që filloi prej rrjetit social Facebook.

Organizator i protestës është shoqata majtiste “Solidariteti”.