Maqedoni Prokuroria dorëzoi ankesa ndaj vendimit për anulimin e “bombave”

Prokuroria dorëzoi ankesa ndaj vendimit për anulimin e “bombave”

Prokuroria themelore publike deri në kalimin e afatit të paraparë, dorëzoi ankesa ndaj vendimit për gjykatësin me procedurë paraprake për t’i suspenduar gjegjësisht t’i shpall të pavlefshme si dëshmi regjistrimet nga bisedat e përgjuara që i publikoi opozita.

Gjykata themelore Shkupi 1 konfirmoi se kanë pranuar 21 ankesë nga prokurorët pas vendimit të tyre për t’i refuzuar bombat e opozitës si dëshmi para gjykatës. Kjo do të thotë se shumica e prokurorëve nuk pajtohen me vendimin e gjykatës, por edhe se pjesa e vogël e tyre fare nuk janë ankuar. Në informacionin e gjykatës shtohet edhe se është njoftuar avokati i kryeministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Siç njoftojnë nga gjykata, ankesat tanimë janë dorëzuar deri tek avokatët e të dyshuarve në këto raste, që në afat të caktuar ligjor duhet të dorëzojnë përgjigje e më pas ankesat do të dorëzohen në Gjykatën e Apelit në Shkup, që është kompetent të vendos në bazë të Nenit 93 të Ligjit për procedurë penale.