Bota Obama të martën do të njoftohet me mbretin e ri të Arabisë...

Obama të martën do të njoftohet me mbretin e ri të Arabisë Saudite

Presidenti i SHBA-së, Barak Obama të martën do të udhëtojë në Arabinë Saudite për të njoftuar me mbretin Selman dhe t’i shpreh ngushëllime familjes së mbretit tani të ndjerë Abdullah, thonë nga Shtëpia e Bardhë.

Delegacionin e SHBA-ve pritej të udhëhiqet nga zëvendës- presidenti Xho Bajden, por orari i Obamës ishte ndryshuar dhe ai do ta shkurtojë vizitën në Indi për 1 ditë që të udhëtojë për në Rijad, njofton zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhosh Ernest.

Varrimi i mbretit Abdullah u mbajt dje ndërsa liderët e botës këto ditë udhëtojnë në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad që të shprehin ngushëllime familjes dhe të përshëndeten me mbretin e ri.