Video EBA ndaluan filmin “Eksod: Zota dhe Mbretër

EBA ndaluan filmin “Eksod: Zota dhe Mbretër

Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendi i fundit që ndaloi filmin me buxhet të lartë të Ridli Skotit “Eksod: Zota dhe Mbretër”.

Filmi në të cilin luajnë Kristian Bel, Xhoel Edgerton dhe ser Ben Kingsli i bazuar në Bibël për eksodin, ndjek rrëfimin e të dërguarit Moisiun dhe kryengritjen ndaj faraonit egjiptian Ramzes.

Javën e kaluar Egjipti dhe Marako ndaluan këtë film për shkak të “shtrembërimit të fakteve historike”, sidomos në pjesën ku sugjerohet se hebrenjtë kanë ndërtuar piramidat dhe se Detin e Kuq ka ndarë tërmeti e jo mrekullia siç paraqitet në film.