fbpx

Qarkorja e mbyllur krijon kaos në Qendër të Shkupit

-

Kaos dhe nevrikosje tek vozitësit sot kishte nëpër rrugët e Shkupit ndërsa kjo për shkakun se është mbyllur qarkorja ngase regjistrohet filmi francez “A Fond”. Kjo shkaktoi grykë të ngushtë nëpër rrugët dhe bulevardet e qytetit.

Kaosi është intensiv nëpër bulevardin Nikolla Karev gjegjësisht rrugën e Plastikës ndërsa kolona me makina ka edhe nëpër bulevardin “Ilinden”.

“Askund në botë nuk lejohet mbyllja e autostradës në këtë mënyrë. Në veçanti jo në kohë kaq të gjatë apo gjithsej 37 ditë” reaguan sot nga LSDM.

“Krahasimet me vende tjera me infrastrukturë më serioze nuk mbajnë, që kanë mundësi për zgjidhje të shpejta për tejkalimin e qarkoreve të mbyllura. Me mbylljen e qarkores, i tërë trafiku tani zhvendoset vetëm në Shkup. Të gjithë kamionët do të kalojnë nëpër qendër të qytetit. Me këtë rritet kaosi i trafikut në rrugën Nikolla Karev gjegjësisht rrugën e Plastikave ndërsa infrastruktura në Shkup do të pësoj në mënyrë shtesë. Në mënyrë shtesë, fluksi i shtuar në trafik do të ndot edhe më shumë ajrin në qytetin më të ndotur në Evropë” deklaroi në konferencë shtypi Blagoj Boçvarski, kryetari i komisionit për transport dhe lidhje dhe anëtarë i këshillit ekzekutiv të LSDM-së.

Shtëpia franceze e filmit “Shik film” që do ta regjistron filmin në qarkoren e Shkupit, në pikën e pagesës në Petrovec dhe në një pjesë të autostradës në Gradsko, shtetit do t’i paguaj 17,5 milion denarë (284.552 euro) prej të cilave 4,8 milion do të shpenzohen për riparimin e rrugës së vjetër Veles- Gradsko.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.