E pakategorizuar Asnjëherë më Qeveri kleptokratike, porositin qytetarët

Asnjëherë më Qeveri kleptokratike, porositin qytetarët

Protesta para Qeverisë, e organizuar nga organizatat civile dhe partitë opozitare, është në avazin e tij të plotë. Në fillim u këndua himni ndërsa qytetarët brohoritnin “Dorëheqje”, “Vijmë”, “Largohuni”.

Qytetarët e grumbulluar mbajnë me vete flamuj maqedonas, shqiptarë të Çe Gevarës, të vllahëve ndërsa në transparent janë shkruar një pjesë e bisedave të përgjuara.

Edhe më tej nga çdo anë e qytetit, qytetarë të rinj e të mëshuar i afrohen skenës.

Seria e folësve filloi me përfaqësuesit e “Plenumit studentor” të cilët porositën “Asnjëherë më qeveri kleptokratike”.

“Diçka është e prishur në shtetin e Maqedonisë. Dhe për këtë duhet të shërohet. Shumë pika këto 10 vite duhet të bien që të mund të ndodh ky det i njerëzve- porositi regjisori Aleksandar Popovski, i cili tha se deri më tani ka qenë në të gjithë protestat dhe se proteston për të gjitha padrejtësitë që i janë bërë Maqedonisë.