Maqedoni Nuk kanë fund “ethe e arsenit” për banorët e Gjevgjelisë

Nuk kanë fund “ethe e arsenit” për banorët e Gjevgjelisë

 

Uji në Gjevgjeli përmban 10 herë më shumë arsen sesa niveli i lejuar ndërsa tanimë 37 muaj Agjencia shtetërore për ushqim dhe veterineri ka lëshuar vendim për ndalimin e përdorimit të ujit nga puset në Moin. Tre vite pas zbulimit të arsenit në Gjevgjeli nuk ka as dearsenifikator, as burimeve të reja e as puse për furnizimin me ujë të banorëve.

Instituti i shëndetit publik me kërkesë nga nisma civile “Arsena” më 2 korrik të këtij viti ka kryer analizë e cila ka treguar se në 1 litër ujë ka përqendrim prej 17,86 mikrogram arsen ndërsa kufirit i lejuar minimal është 10 mikrogram.

Nga “Arsena” thonë se NP “Komunalec” edhe pse është e obliguar me ligj, nuk i njoftuar publikisht qytetarët për përmbajtjen dhe cilësinë e ujit nga ujësjellësi i qytetit. Për këtë, nga kjo Nismë bëjnë analiza të vazhdueshme të cilat tregojnë se arseni edhe më tej rrjedh nëpër çezmat e Gjevgjelisë.

Sipas kësaj Nisme, çmimi i ujit duhet të ulet në nivel të ujit teknik sepse nuk është i pijshëm dhe nuk mund të përgatitet ushqim. Ato gjithashtu kërkojnë subvencionim të qytetarëve me ujë të pastër dhe të paketuar përmes hapjes së shitoreve të specializuara me çmime të marketit.