fbpx

Arsen në ujë nuk ka, por në Gjevgjeli megjithatë do të ndërtohet sistemi i ri i ujësjellësit

-

Pas akuzave disavjeçare nga OJQ-ja “Arsena” se uji për pije në Gjevgjeli është ndotur, komuna e Gjevgjelisë publikoi tender për ndërtimin e sistemit ujësjellës në këtë qytet.

Tentuam përmes telefonit të flasim me kryetarin Ivan Frangov, për të na shpjeguar arsyen pse ndërtohen puse të reja kur, sipas deklarata të tija të mëhershme, çdo gjë është në rregull me puset e vjetra, ai nuk u përgjigj në thirrjet tona.

Me projektin parashihet të ndërtohen dy puse të reja përgjatë lumit Vardar dhe një rezervuar në Mërzen.

Sistemi i ri do të kap shifrën prej 105.258.839 denarë prej të cilave 70.738.500 denarë janë siguruar nga Banka Botërore ndërsa 260.000 euro janë grant nga fondet IPA.

Ofertat e kompanive të interesuara duhet të dorëzohen deri më 4 tetor.

Nga nisma civile “Arsena” në korrik të këtij viti publikuan analizën e ekzemplarit të ujit nga ujësjellësi i Gjevgjelisë, që tregoi prezencë të madhe të arsenit, por edhe të metalit më të rëndë të vanadiumit.

“Vetëm para 1 muaji përqendrimi i arsenit ishte 21,3 mikrogramë për 1/l ujë ndërsa tani është 19,7 mikrogramë, që edhe më tej për 97% është më e lartë se normat e lejuar shëndetësore” njoftojnë nga “Arsena”.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.