Maqedoni Në vend të prokurores të PSP-së, Ivanov ka falur një tjetër Fatime...

Në vend të prokurores të PSP-së, Ivanov ka falur një tjetër Fatime Fetai

“Gjatë këtij akti më të turpshëm në historinë e Republikës së Maqedonisë, me nxitim të pakuptueshëm, të paktën për mua nuk u desh të nxitoni aq shumë, në fakt e keni falur Fatime Fetain nga Gostivari. Besoj se keni menduar për mua, apo sugjerimet kanë qenë për mua, vetëm se është dashur në detaje t’ua tregojnë të dhënat e mia personale. Unë nuk jam nga Gostivari, jetoj në fshatin Bogovinë nga Tetova dhe me gjithë këtë kaos që e shkaktuat, ju e fshitë tërë sistemin ligjor në vend”, ka shkruar “Dua të them”.

Ajo i tregon presidentit se jeton në fshatin Bogovinjë të Tetovës e jo në Gostivar dhe se, siç thotë Fetai, me tërë këtë kaos që e ka bërë Ivanov, vetëm e ka fshirë sistemin juridik në RM.

Krahas Fetait, letra të veçanta deri te Ivanov kanë dërguar kolegët e saj nga PSP, që u gjetën në listën e presidentit, Lile Stefanova dhe Gavril Bubevski. Ata kërkojnë nga Ivanov të merr vendim me të cilin do ta lë jashtë forcës juridike vendimin për falje, e mësojnë se kusht elementar që të lirojë ndonjë person nga ndjekja penale është që kundër personit të ketë procedurë penale ndërsa kundër tre të akuzuarit të mos ngrihet procedurë penale.