Maqedoni Në konkursin për punësim të 400 policëve, janë paraqitur 3 273 kandidatë

Në konkursin për punësim të 400 policëve, janë paraqitur 3 273 kandidatë

Në shpalljen e tretë me radhë për punësim të 400 policëve në territorin e Shkupit, janë paraqitur 3273 kandidatë, informoi ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, gjatë përzgjedhjes së sotme të kandidatëve në qendrën e provimeve në Idrizovë.

Ajo potencoi se ka konkurrencë nga të gjitha bashkësitë etnike dhe se nuk pret të ketë problem me përzgjedhjet. Nga kandidatët, 2703 janë meshkuj, dhe 570 femra. Pas testimeve preliminare, kandidatët i pret stërvitja, e cila do të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm.