Maqedoni ‘Falsifikimi i pasaportave’, mbaron ekspertiza, rezultatet në prokurori

‘Falsifikimi i pasaportave’, mbaron ekspertiza, rezultatet në prokurori

MPB-ja ka përfunduar me ekspertizën e fotografive dhe videos ku mund të shihet se si në mënyrë manuale përpunohen pasaportat ndërsa  u publikua nga javorja  “Fokus”. Rezultatet e ekspertizës tashmë janë dërguar pranë Prokurorisë Publike e cila duhet të vendosë çfarë të bëjë më tej. Kryetarja e Prokurorisë Gordana Geshkoska për “Fokus”, konfirmoi se mjekësia ligjore digjitale e MPB-së, ka mbaruar dhe se ata nesër do ti analizojnë rezultatet. “Nuk mundem para kohe të marr një vendim. Së pari, duhet ti lexojmë raportin nga mjekësia ligjore e policisë për të ditur çfarë saktësisht është gjetur dhe nëse do të ketë vend për hetim të mëtejshëm, ose do të jetë e nevojshme ta mbyllim dosjen duke mos ngritur procedurë. Vendimin përfundimtar do ta sjellim së shpejti, por pasi të bëjmë analizën e mjekësisë ligjore digjitale, “tha prokurorja Geshkoska. As MPB-ja nuk jep më shumë detaje nga ekspertiza.