Maqedoni MPB shpalli konkurs për pranimin e 600 policëve të rinj

MPB shpalli konkurs për pranimin e 600 policëve të rinj

MPB shpalli konkurs për pranimin e 600 policëve të rinj.

Siç thuhet në konkurs, në krahinën e SPB-së Shkup do të punësohen 435 ndërsa numri tjetër do të shpërndahet nëpër qytetet tjera të vendit.

Sipas të dhënave që “Blumberg” i publikoi në vitin 2008 në Maqedoni ka 9905.

Në vitin 2014, Ivo Kotevski deklaroi se në vend janë rreth 8500 polic ndërsa sipas buxhetit për rroga në MPB (përfshirë edhe administratën) numri është 10.925.

Kandidatët e zgjedhur, njoftoi sot MPB do të lidhin kontratë për trajnim elementar për kandidatët për policë në kohëzgjatje prej 1 vit. Pas përfundimit të trajnimit, kandidatët do të lidhin kontratë pune në MPB-në e Maqedonisë.