Maqedoni RTVM: Nuk kishim kohë për transmetim të drejtpërdrejtë të konferncës së ...

RTVM: Nuk kishim kohë për transmetim të drejtpërdrejtë të konferncës së Zaevit

Radio Televizioni i Maqedonisë sqaroi se nuk ka pasur mundësi që për 45 min të ketë transmetim të drejtpërdrejtë  të  konferencës  për shtyp tësë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, të shtunën, dhe për këtë arsye e ka incizuar dhe emituar tërësisht në Ditarin e tretë të lajmeve.

“ Në Ditarin e parë kishte paraqitje direkt të përkushtuar reagimit të LSDM-së, në kuadrin e të cilave u lëshua deklarata e liderit të LSDM-së. Në 17:45, zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov kërkoi drejt për drejt të përcillet fjalimi i Zaev, i planifikuar për orën 18:30. Në pamundësi që për një kohë aq të shkurtër të organizojmë përcjelljen direkt, ekipi i RTVM e incizoi tërë fjalimin e Zaev dhe një pjesë të saj e emitoi në Ditarin e dytë, menjëherë pas përfundimit të  konferencës për shtyp të LSDM-së. Në Ditarin e tretë, fjalimi i tij, u emitua në tërësi.”, informoi RTVM-ja.